Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet

Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet

Gjatë një konference për shtyp, mbajtur mesditën e sotme, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, prezantoi programin ekonomik të partisë së tij për pensionet, dhe u ndal edhe tek përgatitjet e Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 2025.
Meta u shpreh se Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur pregatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku ai vetë do të kandidoj si presidenti i partisë.
“Jemi në solidaritet të plotë me betejën e zotit Berisha, të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë dhe prezenca e saj në parlament. Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik”, u shpreh Meta.
Burimi