Meta në listat e PD-së? Përgjigjet Berisha: Nuk ka nevojë për shpërblim…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot mbi bashkëpunimin me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lidhur me interesimin e gazetarëve se a do të jetë Meta pjesë e listave të PD-së, Berisha tha se deri tani ka vetëm diskutime dhe jo ndonjë projekt konkret.
“Janë diskutime, nuk ka projekt të dorëzuar, por diskutimet në këtë fazë janë të përqendruara totalisht në bashkëveprimin tonë për në protesta të përgjithshme dhe krijimin e qeverisë teknike. Kjo është tema jonë e ditës”, tha Sali Berisha.
I pyetur nëse do të ketë shpërblim Metën me vende të sigurta deputetesh ne listat e PD, Sali Berisha u pergjigj: “Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim, Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe në vend, se cili do të jetë koalicioni, jo shpërblim, por me interes të përbashkët bilateral do të shqyrtohet në kohërat që vijnë”.
Pyetje: Flamur Noka ka zhvilluar takime me Ilir Metën për mënyrën si do paraqitet kjo parti apo edhe parti të tjera në zgjedhje, duke përfshirë në listat e PD apo më vete. Pavarësisht se Meta ka deklaruar se do të dalë me logon dhe flamurin e PL, ju apo Noka në emrin tuaj ka dorëzuar në tryezën e Ilir Metës për ta përfshirë atë dhe përfaqësues të tjerë të PL në listat e PD?
Sali Berisha: Janë diskutime, nuk ka projekt të dorëzuar, por diskutimet në këtë fazë janë të përqendruara totalisht në bashkëveprimin tonë për në protesta të përgjithshme dhe krijimin e qeverisë teknike. Kjo është tema jonë e ditës.
Burimi