Mësohet ekipi i parë që eliminohet nga Liga e Kampionëve
Një ndeshje e shkëlqyer mes RB Leipzig dhe Aston Villa është luajtur të martën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e anglezëve si mysafir me rezultat 3-2.
Me këtë rezultat, skuadra gjermane u eliminua nga Liga e Kampionëve. Pas gjashtë ndeshjeve, nuk ka asnjë pikë, pra gjashtë humbje.
RB Leipzig është në fund të tabelës, së bashku me Slovan Bratislavën dhe Young Boysin, të cilët gjithashtu nuk kanë pikë.
Por ata kanë një shans për të marrë pikë gjatë ndeshjeve të sotme dhe për të zgjatur shpresën e tyre për të kaluar më tej.
Në renditjen e xhiros së gjashtë të paplotësuar kryeson Liverpooli me pikë të plota (18), ndërsa Bayer Leverkusen, Aston Villa, Inter dhe Brest kanë nga 13 pikë.
Burimi