Merkato – Një tjetër Thuram në Serinë A
👁1016
Pas Douglas Luiz, Juventus ka arritur marrëveshjen me një tjetër mesfushor.
Kephren Thuram, djali i legjendës Lilian Thuram, është futbollisti më i ri i bardhezinjve, me 23-vjeçarin që do të provojë të lërë gjurmë në të njëjtin klub ku ka shkëlqyer edhe i ati.
Torinezët kanë arritur marrëveshjen me Nice për shirën e 20 milionë eurove, plus 5 të tjera në formë bonusi, teksa Thuram do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, me pagë 2.5 milionë euro në sezon.
Mesfushori 23-vjeçar do t’i bashkohet në Itali vëllait të tij, Marcus Thuram, i cili luan me Interin.
Burimi