“Më ofendojnë duke më quajtur Shqiptar”, Vuçiç: Një manjat ka urdhëruar fushatën kundër meje

“Më ofendojnë duke më quajtur Shqiptar”, Vuçiç: Një manjat ka urdhëruar fushatën kundër meje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pretenduar se pas fushatës kundër tij qëndron një manjat serb të cilin ai nuk e lejoi të qeverisë Serbinë.
Vuçiç u shpreh se kundër tij ka vite që po bëhet “gjueti” dhe se protestat kundër shfrytëzimit të litiumit janë vetëm një arsye për vazhdimin e luftës politike dhe përpjekje për ta zëvendësuar. Presidenti serb ofroi edhe referendum për shkarkimin nëse opozita arrin të mbledhë dy të tretat e nënshkrimeve të deputetëve në Kuvendin e Serbisë dhe premtoi se do t’i kërkojë koalicionit qeverisës që t’i ndihmojë edhe në këtë.
Vuçiç shtoi se opozita aktuale nuk ishte e interesuar për mjedisin kur ishte në pushtet dhe se ata atëherë vlerësuan projektin Jadar.
“Ata të opozitës, kur ishin në krye të komunës së Kosjeriçit, nuk u interesuan për ndotjen që vinte nga çimentoja. Gjatë sundimit të tyre, të gjitha mediat deri në vitin 2012 shkruanin pozitivisht për litiumin si një zhvillim dhe mundësi historike për Serbinë. Këtë e kanë thënë edhe vetë politikanët, si Dragan Đilas”, u shpreh ai.
Ai u shpreh se ka dëgjuar ofendime të ndryshme të drejtuara ndaj tij, por edhe “gënjeshtra” sipas të cilave ai ka në posedim restorante dhe para.
“Të gjitha i kam dëgjuar. Ofendojnë shqiptarët, por unë nuk kam asgjë të përbashkët, përse jam Shiptar? Pse jam unë i vetmi që urrejnë në Prishtinë? Pse jam unë objektivi i tyre i vetëm? Çfarë e urrejnë më shumë, mundësinë që Serbia të përdorë litium apo sepse më akuzojnë mua për të gjitha problemet e tyre, se nuk mund të krijojnë shtetin e tyre? Ju jeni heronj të mëdhenj, dhe unë që i kam dalë njëqind herë në rrugën e tyre, jam Shiptar apo Ustashë, unë që familjarët e të cilit u vranë nga ustashët dhe të gjitha shtëpitë tona u dogjën në vitin 1992”, u shpreh ai.
Presidenti serb tha se kjo është një fushatë që po bëhet kundër tij, por edhe kundër Serbisë.
“E gjithë kjo është urdhëruar nga një manjat dhe kriminel për të cilin jam fajtor sepse e kundërshtova dëshirën e tij për të sunduar këtë vend, dhe ai quhet Dragan Šolak”, shpjegoi Vuçiç.
Siç shtoi ai, bëhet fjalë për një njeri shumë të fuqishëm që zotëron një perandori mediatike dhe lidhje me struktura të caktuara politike dhe inteligjente të huaja.
“Ai manjati dhe krimineli mendon se të gjithë duhet të kenë frikë prej tij, dhe të gjithë kanë frikë, përveç një njeriu. Dhe unë jam krenar per faktin që jam ai njeri, qe nuk kam frik5 nga lidhjet e tij me CIA apo vëllanë e Joe Biden dhe të tjerët me të cilët fluturon në Slloveni”, u shpreh ai.
Burimi