“Më dhemb kur Rama investon 4 mln dollarë për kopshtin Eden”, Malaj: Ai luan me peshqit, ndërsa fëmijët s‘kanë ujë për të pirë

“Më dhemb kur Rama investon 4 mln dollarë për kopshtin Eden”, Malaj: Ai luan me peshqit, ndërsa fëmijët s‘kanë ujë për të pirë

Arben Malaj foli sot në studion e News 24 për mënyrën se si kryeministri Edi Rama po menaxhon qeverinë dhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.
Malaj tha se kryeministri Rama merr vendime personale dhe emocionale, ndërsa nuk la pa përmendur investimin 4 mln dollarë të qeverisë për Parkun Eden.
Parku Eden është një instalacion i realizuar brenda oborrit të kryeministrisë me shumë lule, pemë dhe akuariume.
Bëhet fjalë për një kopësht 3- dimensional që lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme.
Lidhur me këtë Malaj tha se i dhemb në shpirt kur sheh që kryeministri investon 4 mln dollarë për kopshtin në kryeministri, ndërkohë që fëmijët në Panaja dhe Kërkovë nuk kanë ujë për të pirë.
”Më dhemb kur Rama investon 4 mln dollarë  për kopshtin Eden dhe loz atje me peshqit, ndërsa fëmijët e vegjël të Panaja dhe Kërkovës nuk kanë ujë për të pirë.Rama merr vendime emocionale dhe personale. Thotë që është personale, çdo gjë është personale te pjesa ligjore por jo te pjesa politike.  Problemi është të mos i zgjidhësh në mënyrë individuale dhe pastaj meqë nuk ke dardha te kopshti Edenit tw thuash që ata hanë dardha prapa kurrizit tim, po le të bëjë një kopësht me dardha përpara kryeministrisë e të mos ti hajë njeri nga pas. Sa të hanë kokrrën e pare, ky ti kapë”, tha Arben Malaj.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente