![Mbrojtja për Olta Xhaçkën, justifikimi i Peleshit: Ka paqartësi](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/mbrojtja-per-olta-xhacken-justifikimi-i-peleshit-ka-paqartesi_66e7fc1cb01d7.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Mbrojtja për Olta Xhaçkën, justifikimi i Peleshit: Ka paqartësi
Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Niko Peleshi foli për mediat pas takimit me deputetët socialistë, ku u pyet edhe në lidhje me reagimet e ashpra të ambasadës së SHBA dhe BE për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.
Sipas Peleshit, ky rast ka shumë paqartësi, teksa dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias e cilësoi si të drejtë.
“Nuk ka një kundërshtim të Kushtetueses. Ne e zbatuam atë për futjen në seancën plenare dhe ne e bëmë dhe menjëherë u vendos vendimi për ta trajtuar. Është e vërtetë që ky mocion nuk përparon për shkak të votimit për shkak të paqartësisë. Ka paqartësi. Për këtë gjë, me shumë të drejtë, e vlerësoj si të duhur vendimin për ta çuar në Venecia, për të marrë një konsultim. Konsultimi nuk është vetëm një rast specifik, por për të gjitha vendimet. Nuk e pranoj kundërshtim për vendimin e Kushtetueses. Ne e trajtuam në Këshillin e Legjislacionit. Vendimi thotë që kuvendi duhet të më sjellë mocionin dhe kjo është e vërtetë”, tha Peleshi.
Lexo edhe:
Socialistët injoruan Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën, delegacioni i BE: Një hap jo në drejtimin e duhur
Peleshi mban sekret vendimin e PS për Xhaçkën/ Si po mbrohet me ngulm ish-ministrja ‘strategjike’
Burimi