Masakra me 4 viktima në Shkodër, arrestohet personi që vodhi “Range Rover”-in

Masakra me 4 viktima në Shkodër, arrestohet personi që vodhi “Range Rover”-in

Detaje të reja janë zbuluar nga masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor të këtij viti, ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati, dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha, të cilët po kalonin rastësisht me motor.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy javë më parë policia ka arrestuar personin që kishte vjedhur makinën tip Range Rover që u përdor nga autorët e krimit dhe u dogj pas vrasjes.
Arrestimi i tij është bërë në Shkodër dhe është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor, pasi mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes. Mjeti rezultoi të ishte vjedhur në Durrës, dhe ishte denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.
Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka dijeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë moment nuk ka pranuar të japë deklarime.
Dëshmija e tij konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen, me dyshimet se vrasja është kryer nga një grup kriminal.
Pak ditë më parë, me dyshimin se nuk kishin kryer detyrën siç duhej, u arrestuan 4 efektivë të Shqiponjave për shpërdorim detyre. Ata akuzoheshin se nuk kishin siguruar siç duhej ve din e ngjarjes dhe kishin lejuar të largohej prej andej një person i tretë, për të cilin dyshohet të ishte Ibrahim Lici, një personazh i kërkuar për vrasje.
Burimi