Masa e sigurisë, Gjykata e Lartë vendos sot për kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Masa e sigurisë, Gjykata e Lartë vendos sot për kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Këtë të martë në Gjykatën e Lartë në Dhomë Këshillimi, gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj vendosin mbi dy rekurse të liderit të opozitës Sali Berisha dhe dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezi për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” si dhe për zëvendësimin e kësaj mase.
Ende nuk është caktuar një orar se kur do ta marrin vendimin trupa prej tre anëtarësh për të cilët më herët ishte kërkuar përjashtimi nga gjykimi i çështjes nga avokatët e Berishës.
Mbrojtja e këtij të fundit pretendon në kërkesën e saj se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që Berisha të hetohet me masë sigurie.
 
Burimi