Manjani ironizon shifrat e censusit: Shpresoj mos të na kenë ngatërruar gjininë…
Ish-ministri i Drejtësisë, si dhe avokat, Ylli Manjani ka ironizuar shifrat e shpallura dje lidhur me numrin e popullsisë në Shqipëri. Sipas tij, askush nuk e ka kontaktuar atë dhe familjen e tij. Kjo edhe e ka shqetësuar Manjanin, i cili është i paqartë se kujt besimi fetar i përket dhe gjinie.
Postimi
Pikën e respektit nuk e kam për një census i cili nuk ka denjuar të më kontaktojë as mua, as familjen time, as prindërit e të afërm të tjerë të familjes sime dhe të ime shoqe gjithashtu.
Për këtë census dhe këtë shtet ne nuk ekzistojmë fare. Respektivisht as unë s’e njoh fare këtë census pordhac që smë njeh mua dhe familjarët e mi.
Nuk e di juve, po realisht ne nuk kemi parë numërues e as formularë në derë të shtëpisë.
Ejjjj!
Oooo!
Jetojmë në Shqipëri ore.
*****
Statistikisht kjo nuk ka asnjë rëndësi sepse “dora bujare” e manipulimit të shifrave na ka përfshirë tek totali prej 2.4 milionë.
Por nuk e di te cilat kategori e besimit fetar na kanë futë?🤷♂️
Shpresoj mos të na kenë ngatërruar gjininë…
Burimi