Mandati i Xhaçkës/ Komisioni i Venecias e shqyrton më 6 dhjetor, mision faktmbledhës në Tiranë

Mandati i Xhaçkës/ Komisioni i Venecias e shqyrton më 6 dhjetor, mision faktmbledhës në Tiranë

Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe detyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa u përcoll nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie
Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias informon se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të javës së parë të dhjetorit. Ndërkohë një mision faktmbledhës do vijë më herët të dëgjojë palët.
“E dashur Kryetare, Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024). Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias. Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie”.
gijotina.com/
Burimi