”Luftë” në Kuvend? Opozita me 24 deputetë të përjashtuar, çfarë pritet të ndodhë sot

”Luftë” në Kuvend? Opozita me 24 deputetë të përjashtuar, çfarë pritet të ndodhë sot

Demokratët nuk kanë aspak ndërmend të tërhiqen nga aksioni i mosbindjes civile, të cilin presin ta përshkallëzojnë edhe më tej, pavarësisht përjashtimeve nga punimet e Kuvendit për akte dhune, procedimit penal dhe dëmshpërblimit që duhet të paguajnë nga paga e tyre për dëmet e shkaktuara në Kuvend.
“Sa i takon seancës së nesërme, grupi parlamentar ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme. Strategjitë se çfarë do bëjmë do t’i mësoni aty, mos prisni detaje, pjesa dërrmuese e reagimeve tona janë spontante të diktuara nga sjelljet e mazhorancës”,  deklaroi një ditë më parë Bardhi.
Në seancën plenare të së hënës, opozita dogji karriget në pjesën e jashtme të Parlamentit. Për këtë, policia procedoi penalisht dhe i referoi në SPAK 23 deputetë të opozitës.
Deputetët e opozitës kanë bërë të ditur se nuk do të ketë seancë normale, aq më tepër pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Etikës për dënimin e 24 deputeteve të PD-së
Sekretariati vendosi që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati – të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili.
Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë.
Një deputet tjetër, Edi Paloka,  është përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare
Lista e deputetëve të përjashtuar nga Kuvendi:
1.Gazment Bardhi – 60 ditë i përjashtuar
2.Flamur Noka –      60 ditë i përjashtuar
3.Bledion Nallbati  – 60 ditë i përjashtuar
4.Edi Paloka –          10 ditë i përjashtuar
5.Saimir Korreshi  – 40 ditë i përjashtuar
6.Lefter Gështenja – 40 ditë i përjashtuar
7.Luan Baçi  –         40 ditë i përjashtuar
8.Agron Gjekmarkaj – 40 ditë i përjashtuar
9.Dhurata Çupi –     40 ditë i përjashtuar
10.Xhelal Mziu      40 ditë i përjashtuar
11.Ina Zhupa       40 ditë i përjashtuar
12.Zheni Gjergji   40 ditë i përjashtuar
13.Helidon Bushati  40 ditë i përjashtuar
14.Lindita Metaliaj   40 ditë i përjashtuar
15.Ramadan Lika  40 ditë i përjashtuar
16.Asllan Dogjani  40 ditë i përjashtuar
17.Qani Xhafa      40 ditë i përjashtuar
18.Flamur Hoxha  40 ditë i përjashtuar
19.Isuf Çela         40 ditë i përjashtuar
20.Kastriot Piroli   40 ditë i përjashtuar
21.Lodovik Hasani 40 ditë i përjashtuar
22.Kasem Mahmutaj  40 ditë i përjashtuar
23.Edmond Spaho  40 ditë i përjashtuar
24.Dashnor Sula    40 ditë i përjashtuar
 
Burimi