“Lojë dinjitoze”, Berisha: Mirënjohje lojtarëve, tranjerit Sylvinho dhe Federatës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, ku kuqezinjtë humbën me rezultatin e ngushtë 0:1.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘loja ishte dinjitoze dhe se ekipi ynë vërtet humbi, por me lojën që bëri, pak fat po të kishte, sot mund të barazonte edhe pse jo dhe fitonte ndeshjen!
“T’u shprehim lojtarëve, kapitenit, tranjerit Sylvinho, Federatës, solidaritetin dhe mirënjohjen tonë për performancën e tyre dinjitoze në këtë europian”, shkruan ndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë:
Miq, loja ishte dinjitoze! Ekipi ynë vërtet humbi, por me lojën që bëri, pak fat po të kishte, sot mund të barazonte edhe pse jo dhe fitonte ndeshjen!
Por grupi i tij u quajt nga ekspertet, grupi i vdekjes.
Ndaj dhe t’u shprehim lojtarëve, kapitenit, tranjerit Sylvinho, Federatës, solidaritetin dhe mirënjohjen tonë për performancën e tyre dinjitoze në këtë europian.
Burimi