Listat e kandidatëve, Flamur Noka takohet me Ilir Metën

Listat e kandidatëve, Flamur Noka takohet me Ilir Metën

Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike,  Flamur Noka, ka takuar kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Burime mediatike bëjnë me dije se në fokus të takimit ishin zgjedhjet e vitit 2025, pasi mes aleateve opozitare, do duhet të përcaktohet modalitetet sesi do të përbëhen listat zgjedhore.
Konkretisht Meta duhet të informohet sesa kandidate të PL-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike.
Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh publikisht se do të kandidonte në qarkun e Tiranës. Javën e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes PD e PL për t’u dakordësuar për marrëveshjen e tyre.
Takimi i Metës me Nokën vjen në një moment pamundësie për të takuar kreun e PD-së, Sali Berishën i cili prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në “arrest shtëpie” për shkak të hetimeve që po kryen SPAK ndaj dosjes “Partizani”.
 
Burimi