“Lironi vëllezërit”, Berisha thirrje për protestuesit e ndaluar: Jemi pranë tyre në çdo minutë

“Lironi vëllezërit”, Berisha thirrje për protestuesit e ndaluar: Jemi pranë tyre në çdo minutë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një ditë pas ‘mosbindjes civile’, deklaroi nga ballkoni i banesës së tij se ‘ky është vetëm fillimi i madh i misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri’.
Berisha shprehet se prania masive e të rinjve është ‘ogur i madh, i bardhë se dhimbjet nuk do zgjasin shumë.’ “Ju luftëtarë të vërtetë të lirisë, ishit dje ndërgjegjja e juaj dhe e kombit tuaj”, tha Berisha, i cili e quajti si mosbindjen më të madhe në 32 vite.
Kreu i PD bëri thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar.  “I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë. Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë“, tha ai.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, të cilët mbrëmë ishit më shumë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të pamposhtur se kurrë në mosbindjen civile, marshin drejt Tiranës.
Ju me protestën tuaj, me qëndresën tuaj, rezistencën e pamposhtur, mbetët pararendës të mosbindjes civile që do sjellë qeverinë teknike dhe votën e lirë të shqiptarëve.
Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell demokratëve, të cilët narko-komisarët e pabesë i kanë arrestuar, Xhevahir Rrushi, Gentian Tugën, Ilir Tushën dhe Sokol Bushkolën.
I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë.
Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë.
Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë!”, tha Berisha.
gijotina.com/
 
Burimi