Lirohen 21 protestuesit nga Lezha e Shkodra, deputetja e PD: Ne nuk ndalemi!
Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka informuar përmes një statusi në “Facebook” për lirimin e 21 protestuesve nga Lezha e Shkodra.
Metaliaj shkruan se protestuesit ishin shoqëruar në komisariatin nr.6, teksa e cilëson ndalimin e tyre të paligjshëm.
Sipas saj protesta është një e drejtë kushtetuese.
“Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 6 .
Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!
Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar!
Ne nuk ndalemi! Është radha jonë! ✌️✌️”, shkruan Metaliaj.
Dhjetëra protestues janë shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga policia, në lidhje me protestën e zhvilluar nga opozita. Protestuesit bllokuan disa pika kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Ëillson” dhe “Pallati me Shigjeta”. Gjatë mbajtjtjes për tre orë të protestës nuk munguan edhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë, ku kjo e fundit krahas dhunës u mundua të shpërndante njerëzit duke hedhur ujë nga autobotet, sikurse edhe gaz lotsjellës.
Burimi