Lapaj: Do jem kandidat për deputet në Tiranë. Pretendojmë mandate në të gjitha qarqet

Lapaj: Do jem kandidat për deputet në Tiranë. Pretendojmë mandate në të gjitha qarqet

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj tha në emisionin “Zonë e Lirë” se do të jetë kandidat për deputet në Tiranë. Lapaj tha se “Shqipëria bëhet” pretendon mandate në të gjitha qarqet e vendit.
“Unë do të kandidoj në qarkun e Tiranës, sepse do udhëheq subjektin në kalanë kryesore të vet.  Pretendojmë se do marrim mandat në të gjitha qarqet. Mandati më i lehtë i Shqipëria bëhet ka për të qenë në qarkun e Kukësit. Me një luftë të fortë mandati në Kukës del me 3 mijë e ca vota”.
I pyetur për largimin e disa personazheve nga “Shqipëria bëhet” Lapaj tha: “Kjo është rrugë parimesh, jo rrugë emrash. Di të them me përgjegjësi të plotë që një prej kolegëve, për shkak të angazhimit dhe profesionit, s’ka arritur të mbajë ritmin e gjësë për shkak të ngarkesës. Nëse dikush s’e vazhdon dot për arsye objektive, ka dhjetëra të tjerë që shtohen”.
Burimi