Lamtumirë flokë të bardha! Shkenca duket se ka gjetur zgjidhjen ndaj këtij fenomeni
Gjithnjë e më shumë femra duket se po mësohen me flokët e tyre të thinjura, madje edhe në sy të publikut. Por nëse dikush na thotë se mund të rifitojmë ngjyrën natyrale të flokëve, ta kthejmë procesin e zbardhjes do e provonit?
Kjo pretendohet nga një ekip studiuesish në Universitetin e Kolumbisë, në studimin e parë të këtij lloji. Ekspertët fillimisht identifikuan 323 proteina që përcaktojnë ngjyrën e flokëve gjatë gjithë jetës së tij. Më pas ata vëzhguan se si kjo ndikohet nga stresi. Përfundimi që ata arritën: Stresi vërtet i zbardh flokët, por mund të ndodhë edhe e kundërta.
Domethënë në një periudhë të relaksuar, siç janë festat, të rizbulojmë deri diku ngjyrën tonë natyrale.
“Një vullnetar iu desh vetëm të bënte një udhëtim dy-javor për t’i kthyer çuditërisht disa nga flokët e tij në ngjyrën e tyre natyrale”– komentoi kryesuesi i studimit Ayelet Rosenberg.
Duhet të bëhen kërkime të mëtejshme për të konfirmuar përfundimin e mësipërm, por edhe për të shqyrtuar nëse ai vlen për ata mbi 40 vjeç.
Por nëse konfirmohet përfundimisht, do të jetë një revolucion i vogël. Sepse do të kemi një nga pasojat e pakta të dukshme të stresit, që do të na ndihmojë të kuptojmë se sa shkatërruese mund të jetë për funksionet e brendshme të organizmit tonë që të bëjnë ndryshime rrënjësore në jetën tonë. Në një të ardhme jo shumë të largët, nëse papritmas shohim që flokët tanë zbardhen në zona të mëdha, do ta përdorim këtë si një tregues për të ekzaminuar, në bashkëpunim me mjekun tonë, nivelet e stresit nga të cilat vuajmë aktualisht.
Por si përmbyset thinja e flokëve? Në nivel qelizor, qelizat staminale ndërmarrin veprime, të cilat mund të krijojnë çdo lloj qelize dhe që tashmë po përdoren në gjithnjë e më shumë trajtime mjekësore. Por deri më tani as që e dinim që ato mund t’i kthejnë ngjyrën flokëve të bardha dhe të thinjura, e lëre më t’i përdorin për t’i kthyer flokëve tonë ngjyrën e humbur.
Por nëse ia dalim, bojërat një ditë mund t’i lënë vendin terapive qelizore.
Burimi