Kuvendi voton për ndryshimet në Qeveri, miratohen ministrat e rinj

Kuvendi voton për ndryshimet në Qeveri, miratohen ministrat e rinj

Tensione në sallën e Kuvendit. Deputetë të opozitës kanë zaptuar foltoren e Kuvendit, ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli, ka kaluar për votim dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në Qeveri.
“Hajdut Hajdut”, bërtiste Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares në detyrë Nikolla, ndërsa kjo e fundit ka vijuar me votimin e dekreteve.
Ndërkohë, deputetët e PD janë mbledhur rreth foltores duke shprehur edhe protestën e tyre, pasi më parë i është refuzuar kërkesa për debat lidhur me ndryshimet në Qeveri.
Mes kaosit të krijuar në sallën e Kuvendit, ku një pjesë e ligjvënësve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, deputetët kanë votuar dekretet.
Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është emëruar me 78 vota pro, 9 kundra dhe asnjë abstenim.
Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre për marrëdhënien me Parlamentin:
79 pro
2 abstenim
2 kundër
******
Shkarkimi Ervin Metes, ministër financave
78 pro
2 abstenim
5 kundër
Sharkimi i Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes
78 pro
2 abstenim
Shkarkohet Taulant Balla, ministër i Brendshëm
84 Pro
Abstenim 0
2 kunder
Emërimet e reja
 
Petrit Malaj, ministër i Financave,
Pro: 77 pro
2 abstenim
14 kunder
 
Pirro Vengu. ministri i Mbrojtjejs
77 pro
2 abstenim
12 kundër
Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm
76 pro
2 abstenim
11 kundër
Taulant Balla, ministër për Parlamentin
78 pro
9 kundër
Burimi