Kuvendi pritet të mblidhet edhe në gusht për të zëvendësuar Nikollën
Parlamenti pritet të vetëmblidhet në javën e parë të gushtit për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Sipas rregullores kryetari Propozohet nga të paktën 15 deputetë dhe votimi bëhet pa debat dhe duhet të jetë votim i fshehtë. Nikolla do të mbetet deputete deri në fund të mandatit.
Me zërin që i dridhej, pa më parë, Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen e saj nga posti i kryetares se Parlamenti. Në mbyllje të sesionit parlamentar, Nikolla mori fjalën në fund, duke njoftuar se për arsye shëndetësore vendosi që të lërë drejtimin e Parlamentit.
Në fjalën e saj, Lindita Nikolla u shpreh se “Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë”. Lindita Nikolla foli edhe për sulme të pamerituara verbale: “Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë”.
Në fund, deputetët e mazhorancës dhe opozitës u ngriten ne kembe për ta duartrokituar, ndërsa nuk munguan edhe përqafimet me ministrat.
gijotina.com/
Burimi