Kushtetuesja lë në fuqi rritjen e akcizës së birrës, 60% e ndërmarrjes vendase drejt falimentimit
Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase kërkoi shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për akcizat, por Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën, duke argumentuar se “nuk cenohet thelbi i lirisë se veprimtarisë ekonomike”.
Por cilat janë efektet ekonomike dhe sociale nga rritja e akcizës për birrën në 34%, masë të cilën Kushtetuesja e la në fuqi? Nga 1 janari 2023 kompanitë shqiptare po paguajnë dyfish të vlerës së taksës. Nga Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase u theksua se rritja e akcizës vijon të japë efekte negative te kompanitë shqiptare.
Ndryshimi i akcizës shtoi edhe 20% kostot e prodhuesve, që ishin të goditur edhe nga shtrenjtimi i lëndës së parë birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e pagave të punonjësve.
Prodhuesit ngritën shqetësimin se kostot nga dyfishimi i akcizës dhe lëndëve të parë janë shtuar 40%.
Lënia në fuqi e akcizës 34%, bën që 60% e ndërmarrjes vendase të shkojë drejt falimentimit, ndërsa 1 mijë punonjës rrezikojnë të humbasin vendet e punës.
Mbyllja e bizneseve do të përkthehet në rënie të të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe po ashtu në përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale për 1 mijë familje.
Burimi