Kush është personi që mashtronte biznesmenët, u merrte para në emër të politikanëve

Kush është personi që mashtronte biznesmenët, u merrte para në emër të politikanëve

Personi të cilin kryeministri Rama e përmendi për mashtrime është Florian Gjergji. Ky i fundit prej disa muajsh është shpallur në kërkim si organizator i një skeme mashtrimi.
Ai prezantohej si zyrtar i larte duke iu shkruar biznesmenëve me Signal dhe Telegram me qëllim marrjen  e shumave te parave.
Gjergji ne disa raste u hiqej si kryetari i bashkisë Tiranë apo ai i Vlorës.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “X’’, ka bërë me dije se ekziston një skemë mashtrimi me kompjutera, ku imitohen numrat e celularëve dhe dërgohen mesazhe të rreme për të marrë para.
Kreu i qeverisë bën me dije se disa persona kanë përfunduar para drejtësisë lidhur më këtë çështje.
Ndër të tjera, Rama u ka bërë apel qytetarëve që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.
Në shtator 2023, mësohet se shtetasit: Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj, Mikel Panxhi janë ndaluar.
Ndërsa në kërkim u shpallën Xhensil Qefa dhe Florian Gjergji, i cili rezulton se është dhe personi që organizon skemen e zhvatjes.
Gjergji, gjatë kësaj kohe është bërë protagonist dhe i dy rasteve të tjera të mashtrimit me shuma të mëdha, raste këto që janë zbuluar nga policia, duke çuar në pranga njerëzit e afërt me të cilët Gjergji ka bashkëpunuar në momentin e tërheqjes së lekëve.
Rasti i fundit ishte përmes një mesazhi telefonik i mbëritur në aplikacionin “Signal”. Florian Gjergji, për pak sa nuk ka futur në kurth biznesmenin e ndërtimit Alban Eftimi, person ky i lidhur ngushtësisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.
Tashmë prej më shumë se 5 muaj, policia dhe prokuroria e Tiranës, janë në ndjekje të të Florian Gjergjit, por s’kanë mundur ta arrestojnë.
gijotina.com/
Burimi