Kush do të jetë drejtuesi i qarkut të Elbasanit pas burgosjes së Salianjit? Berisha: I deleguari i nderit…

Kush do të jetë drejtuesi i qarkut të Elbasanit pas burgosjes së Salianjit? Berisha: I deleguari i nderit…

Kryedemokrati Sali Berisha u pyet për emrin që do të pasojë Ervin Salianjin si drejtues politik i qarkut të Elbasanit duke qenë se ai është në burg.
Berisha tha se i deleguari në Elbasan nuk do të ndryshojë dhe do të vijojë të jetë Salianji. Ai tha se guximi i deputetit për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë, ka mirënjohjen e qytetarëve të Elbasanit.
“I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë, jam i bindur se ka mirënjohjen e qytetarëve të Elbasanit.”, tha Berisha.
Burimi