Kundërshtojnë masën e arrestit, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e rekursit të Berishës dhe Malltezit

Kundërshtojnë masën e arrestit, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e rekursit të Berishës dhe Malltezit

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 korrik për të shqyrtuar rekursin e bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kundërshtojnë masën e arrestit shtëpiak.
Pas kërkesër nga avokatët e Berishës, Gjykata e Lartë ka caktuar datën dhe relatorin e çështjes, i cili mësohet se është Sokol Binaj.
Berisha dhe Malltezi po hetohen nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës ndaj ish-kryeministrit nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’.
Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë.
Burimi