Kultivuan 32 mijë rrënjë kanabis, SPAK dërgon për gjykim 23 persona
Në këtë territor, nga ana e punonjësve të policisë së Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.
“Ky material bimor, pas peshimit rezultoi në total 112.55 kg. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05 kg”, thotë SPAK.
EMRAT
1-Arian Popa,2-Arben Uruçi,3-Ardjan Tahiri,4-Samet Dahati,5-Besar Lejthiza,6-Izmir Dahati,7-Ermis Sela,8-Afrim Dahati,9-Liljana Çopani,10-Vajdije Allamani,11-Pjetër Gjoni,12-Roland Gjoni,13-Fabion Gjoni,14-Danjela Hasani,15-Valbona Haka,16-Mimoza Hoti,17-Elida Doku,18-Hurme Bafti,19-Franga Gjini,20-Fatime Baftaj,21-Drita Çuni,22-Dorentina Hoxha dhe23-Blerina Meta.
Burimi