Kullëzimi i Tiranës vijon/ Rama planifikon të zhvendosë në qiellgërvishtës edhe administratën (Projektet)

Kullëzimi i Tiranës vijon/ Rama planifikon të zhvendosë në qiellgërvishtës edhe administratën (Projektet)

Edhe pse në betonizimi i kryeqytetit dhe mungesa e hapësirave të gjelbra është kthyer në një problem të mprehtë për banorët sipas të dhënave të sondazheve të publikuara herë pa shere, kryeministri Edi Rama duket se ka në plan të vijojnë me ndërtimet e kullave.
Këtë të Martë, ai ishte pjesë e një aktiviteti ku u prezantuan disa  projekte për ndërtime kullash në kryeqytet. Gjatë aktivitetit u tha se do të ndërtohet në rrugët “Sulejman Delvina “dhe Bulevardin Zhan D’Ark”. Në një fjalim të mbajtur, kryeministri Edi Rama deklaroi se godinat e reja do të ngrihen nga studio ndërkombëtare me qëllim krijimin e “një kompleksi të madh qeveritar që do akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe një tjetër godinë publike ku do të akomodohen të tjera institucione që janë sot në nevojë të madhe për të pasur një vend të denjë”.
Ndërtimet, Rama i justifikoi duke u shprehur se aktualisht disa institucione publike që sot janë të akomoduara në godina të ndryshme, disa prej të cilave të trashëguara nga periudha komuniste, kanë një kosto prej miliona Euro qira vjetore.
Kreu i qeverisë bëri me dije se toka ku do të ndërtohet është shtetërore dhe leja do të jepet nga Korporata Shqiptare e Investimeve, institucion që ai e drejton.
“Faktikisht ajo që do të ndodhë falë agjencisë në fjalë, pra Korporatës Shqiptare të Investimeve është që shteti nuk do të dorëzojë më prona ashtu siç i ka dorëzuar në të shkuarën tek privatët, por do të futet në një rol po aq aktiv si përfaqësues i pronës së vet përmes AIC për të nxjerrë nga shfrytëzimi i pronave publike, të mira publike dhe natyrisht edhe për të nxjerrë përfitime financiare për vetë shtetin që do të shërbejnë për investime të mëtejshme”, deklaroi kryeqeveritari.
Ai foli për “4 zhvillime të rëndësishme”, duke nënkuptuar ndërtimin e katër kullave.
Më tej gjatë fjalës së tij, përsëriti se “Shqipëria do të jetë edhe një destinacion edhe për arkitekturën e re dhe bashkëkohore përmes veprave që po marrin jetë”.
Në Rrugën “Sulejman Delvina”, ku është planifikuar të ndërtohet, ndodhet edhe “Stadiumi Dinamo”, për të cilin opozita ka denoncuar së fundmi se qeveria po planifikon pikërisht ndërtime kullash. Gjatë aktivitetit të sotëm, nuk u bë e ditur nëse planet për ndërtime prekin edhe këtë zonë.
Në ndërtimin e kullave, siç kanë dokumentuar edhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme (së fundmi rasti Çopja), janë investuar para të pista nga grupet kriminale. Raporte të institucioneve të tjera ligjzbatuese kanë zbardhur se sektori i ndërtimit është ndër më të preferuarit për pastrimin e parave me prejardhje të dyfishtë. Madje sipas ekspertëve, çmimet e kripura të apartamenteve në Tiranë, lidhen pikërisht me këtë fenomen.
Projektet e prezantuara
Projekti tek zona kur dikur ka qenë godina e ATSH-së
Projekti te rruga “Sulejman Delvina”, te zona e “Komunës së Parisit”

 
Zonat ku është planifikuar të ndërtohet

 
Burimi