“Kujt i thua ordiner”, Bardhi përplaset me Braçen: Mos na hap barkun, o legen

“Kujt i thua ordiner”, Bardhi përplaset me Braçen: Mos na hap barkun, o legen

Deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës kanë debatuar me tone të larta në seancën e sotme parlamentare.
Gazment Bardhi u shpreh se Kuvendi po shkel ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH në seancë, për shkak se duhet të mbyllet sesioni brenda korrikut. Deputeti i PS Erion Braçe u shpreh se kreu i KLSH ka raportuar për disa herë në Komisionin e Ekonomisë, dhe se anëtarët e PD nuk i kanë bërë asnjë pyetje.
Braçe: Në Komision nuk kanë bërë asnjë pyetje, sot stisin një seancë vetëm me pyetje, kjo është e neveritshme, e një niveli ordiner.
Më pas Bardhi ka replikuar nga vendi dhe pa mikrofon, ku me tone të larta i është drejtuar Braçes duke i thënë “palaço”.
Bardhi: Kur shkel Kushtetutën, palaço je
Gazment Bardhi e akuzoi Erion Braçen për gjuhë jo të hijshme. Sakaq, socialisti mohoi që të kishte fyer demokratin, por më pas iu drejtua me fjalën legen.
Bardhi: Kujt i thua ordiner ti?
Braçe: Nuk i thash as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen!
Burimi