Kryemadhi kërkon 10% të fondeve të PL, zbardhet dokumenti
Deputetja Monika Kryemadhi ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon garantimin e financimit të veçantë të fushatave zgjedhore të kandidateve gra.
Në projektligj thuhet se “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave te grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse”.
Kryemadhi kërkon që partitë të cilat nuk e respektojnë këtë kufi të penalizohen. Ajo e sheh këtë si një mënyrë që gratë në politikë të fuqizohen dhe të ecin përpara sipas meritokracisë. Nepotizmi dhe meritokracia ishin dy fjalë kyçe për të cilat Meta e Kryemadhi u përplasën brenda forumeve të partisë.
Prej kohësh zonja Kryemadhi nuk është dukur në aktivitete të Partisë së Lirisë, megjithëkëtë ajo ndjek rregullisht jetën parlamentare dhe atë opozitare. Edhe në protestën e së hënës, Meta e Kryemadhi u panë të ndarë.
gijotina.com/
Burimi