Kryebashkiaku i Kavajës reagon për dënimin e Salianjit: Opozitës po i hyhet në hak!

Kryebashkiaku i Kavajës reagon për dënimin e Salianjit: Opozitës po i hyhet në hak!

Edhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka reaguar pas dënimit të deputetit të PD, Ervin Salianji.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qosja shkruan se Ervin Salianji është fitues, ndaj dhe  kjo është arsyeja e vendimit aq banal të Apelit.
Postimi i plotë i Fisnik Qoses:
Denimi i Ervin Salianji, Reagon Fisnik Qosja: PS i ka bërë llogaritë gabim! Salianji Drejtues fitues, opozitës po i hyet në hak!
Mbështetje të plotë për mikun Ervin Salianji, i cili për fat është dhe një prej drejtuesve më të aftë dhe premtues të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare!
Ervin Salianji është një FITUES dhe kjo është arsyeja e vendimit të sotëm aq banal të Gjykatës së Apelit!
Opozitës tashmë po i hyhet në hak dhe frenimi i mobilizimit të saj në kulmin e fushatës zgjedhore me motivacione politike e për më tepër me duart e drejtësisë, nuk është asgje tjetër veçse minim i demokracisë shqiptare!
Kjo është një sfidë ndaj brezit të rinj të politikanëve të Partisë Demokratike, nga të cilët në fakt kalon dhe suksesi zgjedhor i opozitës dhe kthimi i Partisë Demokratike në krye të qeverisjes!
Por kësaj radhe i kanë bërë llogaritë gabim! Bashkë më Ervin Salianjin, do dalim shumë më të fortë nga kjo histori!
gijotina.com/
Burimi