
Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon BE: Nuk rregullojmë çështjet fetare
Në lidhje me planin për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i parë ndërkombëtar.
Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë në një reagim të saj, thotë se nuk ka asnjë koment për këtë fazë, ndërsa thekson se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.
Zyra e BE në vendin tonë thekson se Bashkimi Evropian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.
“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet ne reagim.
Burimi