Kremi i diellit, rastet që ne i neglizhojmë por që dëmtojnë më lëkurën

Kremi i diellit, rastet që ne i neglizhojmë por që dëmtojnë më lëkurën

A duhet të vendos krem mbrojtës ndaj diellit edhe në ditët pa diell të ftohta të dimrit? Poo. Po, PO POO! Rrezet UVB janë më të dobëta në dimër, dhe ju nuk digjeni aq lehtë sa në verë, por rrezet UVA, që janë ato që shkaktojnë plakjen e lëkurës së parakohëshme janë po aq të forta, çdo ditë të vitit!
Vetëm sepse I ngrohti në lëkurë në ditët e ftohta të jep ndjesi të mirë, nuk do të thotë që po kujdeseni për lëkurën tuaj. Ndonjëherë, mund ta dëmtoni lëkurën më shumë në dimër se sa në verë!
Rrezet UVA depërtojnë përmes xhamit.
Edhe nëse preferoni vetëm të vrojtoni peizazhin dhe të mos bëni asnjë nga këto aktivitete, përsëri jeni të riskuar nga dëmtimet e lëkurës nga rrezet e diellit. 50-60% e këtyre rrezeve depërtojnë direkt nga dritaret.
Toka është më afër Diellit në mes të dimrit
Ndryshimet e sezonit janë rezultat i pjerrësisë së Tokës, dhe jo prej afërsisë që ka planeti ynë me diellin. Në hemisferën veriore, ne gjendemi më afër diellit për dy javë rresht, direkt pas solsticit të dimrit, prandaj kujdesi këtë sezon është po aq i rëndësishëm, aq sa edhe kur jeni duke marrë rreze në mes Gushti.
Bora gati e dyfishon ekspozimin e rrezeve UV
Bukuria e natyrës është e parezistueshme për të gjithë. Nëse ju pëlqen skiimi apo thjesht të pushoni në vendet e ftohta me borë, atëherë duhet të merrni parasysh se shpëtimi i lëkurës suaj ato ditë është një krem mbrojtës 50+ , duke e rilyer fytyrën çdo 3-4 orë. Bora reflekton rreth 80% të rrezeve UVA, gati duke e dyfishuar ekspozimin. E gjithë kjo reflektohet në fytyrën tuaj.
Atmosfera bëhet më e hollë me rritjen e lartesisë
Nëse keni ndërmend të shkoni me pushime në mal apo të bëni hiking, kini parasysh që rrezet UV rriten ne proporcion të drejtë me lartësinë. Ato rriten me 4% në çdo 1 mijë hapa lartësi, që do të thotë një ekspozim i konsiderueshëm – e thënë kjo ndryshe, një ekspozim më i madh se ai i një dite normale në plazh. Kështu që mos harroni. Nuk ka rëndësi në mal apo në det, kremi i diellit gjithmonë me vete!
 
Burimi