KQZ pritet ti heqë mandatin, Fredi Beleri lë qelinë

KQZ pritet ti heqë mandatin, Fredi Beleri lë qelinë

Fredi Beleri është shoqëruar me makinën e burgjeve në KQZ ku do të vendoset nëse do ti hiqet mandati I kryetarit të bashkisë së Himarës.
Ai është shoqëruar nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuan dënimin.
Pas seancës së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shtyu për sot vendimin për vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës Dhionisios (Alfred) Beleri.
Avokatja mbrojtëse e zotit Beleri megjithëse ishte e pajisur me akt përfaqësimi, prokurë me të drejta të plota përfaqësimi nga ana e Belerit, kërkoi që klienti i saj Dhionisios (Alfred) Beleri, të jetë i pranishëm në seancë.
Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi në projekt-vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkruhet se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk mund ta ushtrojë detyrën.
Beleri u zgjodh kryebashkiak i Himarës, por u arrestua një ditë para zgjedhjeve dhe më pas u dënua për korruptsion në zgjedhje. Gjatë 13 muajve në paraburgim, mandati i tij nuk u bë funksional pasi Beleri nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të Apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë. Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Burimi