KQZ gjobit disa nga kandidatët e 14 majit: Morën donacione të parregullta

KQZ gjobit disa nga kandidatët e 14 majit: Morën donacione të parregullta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë masa ndaj disa kandidatëve të zgjedhjeve të 14 majit, duke i gjobitur për shkelje të rregullave lidhur me pranimin e donacioneve. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se këta kandidatët kishin pranuar financime jashtë rregullave dhe jo nëpërmjet kanaleve bankare.

Ndër ata që u ndëshkuan janë:

Arif Tafani, kryebashkiaku i Belshit, me 206 mijë lekë.
Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit, me 138 mijë lekë.
Emirjana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, me 75 mijë lekë.
Kreshnik Hajdari, kryebashkiaku i Kuçovës, me 500 mijë lekë.
Majlinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit, me 243 mijë lekë.
Mariglen Dishe,  kryebashkiaku i Librazhdit, me 125 mijë lekë.
Agron Malaj, kryebashkiaku i Burrelit, me 80 mijë lekë.
Bukurosh Maçi, kryebashkiaku i Peqinit, me 70 mijë lekë.
Albert Mlyshi, kryebashkiaku i Mirditës, me 300 mijë lekë.
Bardh Spahia, kandidati i PD në Shkodër, me 445 mijë lekë.

Përveç individëve, subjektet politike si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë gjobitur përkatësisht me 300 mijë lekë dhe 200 mijë lekë.
Burimi