KQZ gati draftin, si do të regjistrohen votuesit që jetojnë jashtë Shqipërisë
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar projektvendimin për votën e diasporës. Në këtë projektvendim publikohet me detaje si do të bëhet regjistrimi dhe si do të përgatitet lista e votuesve.
Rregulla të përgjithshme
1. Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshirontë ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet nëlistën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim.
2. Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë venditrealizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ).
II. Paraqitja e kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë vendit, afatet dhedokumentacionishoqërues
1. Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim nëlistën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipasprocedurave të përcaktuara në këtë vendim.Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datëssë zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikisht për hapjen e procesit të hartimit të listës sëzgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit jo më vonë se 10 ditë përpara fillimit të këtij procesi.
Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, nga këtu e vijim në këtë vendimreferuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin. Zgjedhësit do t’i jepet mundësia ta shkarkojëkëtë platformë si në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji ipajisjes elektronike që do të përdorë.
2. Paraqitja e kërkesës në PER bëhet duke krijuar një llogari në këtë platformë nga vetë zgjedhësi.Krijimi i llogarisë dhe hyrja në të në vijim sipas rastit bëhet nëpërmjet përdorimit të 3 (tre) faktorëautentifikimi. Njëri prej faktorëve autentifikues duhet të jetë biometrik me njohje të fytyrës (ang.face recogniton) faktori tjetër është një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit nënumrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tretë është Numri Personal i Identifikimi(NID) i zgjedhësit dhe fjalëkalimi.3. Pasi ka krijuar llogarin e tij në PER, për t’u regjistruar, zgjedhësi hyn në këtë llogari dhe ndjek këtohapa:
a) Skanon përmes PER një dokument të vlefshëm identifikimi të lëshuar nga Republika eShqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim. PER lexon dhe ngarkonautomatikisht në platformë të dhënat që përmban dokumenti i identifikimit. Nëse për arsyetë ndryshme këto të dhëna nuk ngarkohen automatikisht, atëherë zgjedhësi i ngarkon ato nëPER në mënyrë manuale.
b) Ngarkon në PER të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin etij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:i. certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës që provonpronësinë e banesës;ii. vërtetim banimi ose dokument tjetër ekuivalent i lëshuar nga organe shtetëroretë vendit të rezidencës, ku përcaktohet adresa e banimit.iii. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;iv. kontratë kredie për blerje të banesës;v. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;vi. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;vii. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;viii. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cilivërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kampemigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme:i. adresën personale të postës elektronike (email);ii. numrin e celularit personal;iii. adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodinpostar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës(nëse ka).
1. PER përmes ndërveprimit në kohë reale me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC),kontrollon saktësinë dhe përputhshmërinë e të dhënave të zgjedhësit që u përftuan sipas pikës 3,shkronja “a”, të kreut II, të këtij vendimi.
2. Të dhënat e identitetit të shtetasit kërkohen të verifikohen nga KQZ në Regjistrin Kombëtar tëGjendjes Civile dhe, nëse ato janë të njëjta, bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile(DPGjC) regjistrimi në RKGjC i adresës së shtetasit që voton jashtë vendit në një rubrikë tëveçantë.
3. Nëse këto të dhëna janë të sakta dhe përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës, PERdo t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se kërkesa e tij u regjistrua me sukses dhe se ai do të njoftohet përrezultatin e shqyrtimit të kërkesës së tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda 5 ditëvekalendarike në llogarinë e tij në PER si dhe me email. PER i ofron mundësinë zgjedhësit që kaparaqitur kërkesën për të ndjekur/gjurmuar statusin e shqyrtimit të saj.
4. Nëse këto të dhëna nuk janë të sakta, pra nuk përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës,PER do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se duhet t’i saktësojë ato dhe se nuk mund të vazhdojë mëtej me kërkesën për regjistrim derisa të korrigjojë përkatësisht të dhënat që PER i identifikon si tëpasakta. Vetëm pas saktësimit të këtyre të dhënave zgjedhësi do të marrë mesazhin si në pikën 3, tëkëtij kreu. Në rast të vështirësive për të realizuar regjistrimin sipas hapave të mësipërm, zgjedhësimund të ruajë draft kërkesën e tij në PER dhe të kontaktojë për ndihmë teknike lidhur me procesine regjistrimit, shërbimin e ndihmës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos në dispozicion tëzgjedhësve nga jashtë vendit përgjatë gjithë periudhës së regjistrimit.
5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përmesPlatformës, vendos mbi kërkesën për regjistrim të zgjedhësit brenda 5 ditëve kalendarike nga marrjae saj nëpërmjet PER. Vendimi nëse do të përfshihet ose jo në listën paraprake të zgjedhësve qëvotojnë jashtë vendit i njoftohet në llogarin e tij në PER, si dhe në adresën e email të deklaruar nëplatformë.
IV. Përbërësit e listës së zgjedhësve jashtë vendit, mënyra dhe afatet e komunikimit me RKGjC, sidhe modalitetet e rregullat e tjera teknike të hartimit të kësaj liste
1. Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhepërmban listën e shtetasve shqiptarë që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit sipasrregullave të përcaktuara në këtë vendim dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar tëGjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse.
2. Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit hartohet dhe përdoret rishtazi për çdo palë zgjedhjepër Kuvendin. Në çdo rast, KQZ-ja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ruajnë bazëne të dhënave të zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit për çdo palë zgjedhje.
3. Përbërësit e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit përfshijnë përbërësit zgjedhorë të përcaktuar nëshkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d” dhe “f’ të pikës 1 të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008,“Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe shtetin e vendbanimit tëzgjedhësit që voton jashtë vendit, i cili gjendet në rubrikën e veçantë në RKGjC ku ështëregjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës 4, të kreut III, të këtij vendimi.
4. Në përfundim të procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve për të votuar nga jashtë vendit,sipas afateve të përcaktuara në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, DPGjC nxjerr nga RKGjClistën paraprake të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe ia dërgon atë Komisionit Qendror tëZgjedhjeve jo më vonë se 63 ditë para datës së zgjedhjeve.
5. Komisioneri Shtetëror iZgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën parapraketë zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi isaj mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre në PER.
6. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon nëfaqen zyrtare të internetit të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit.Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkakpas afatit të parashikuar në këtë pikë, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 8 të nenit 25të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
7. Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit përmban: emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën ezgjedhjeve, përbërësit zgjedhorë të zgjedhësve, sipas përcaktimeve të pikës 4, të këtij kreu.
8. Lista e zgjedhësve hartohet në formatet e mëposhtme:a) listë zgjedhësish në nivel zone zgjedhore në formë elektronike për publikim nga KQZdhe DPGjC, dhe që përmban përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”,“ç”, “d” të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës sëShqipërisë”, të ndryshuar, emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve, sidhe shtetin e vendbanimit të zgjedhësit që voton jashtë vendit i cili gjendet në rubrikëne veçantë në RKGjC ku është regjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës
4, të kreut III, të këtij vendimi;b) përmbledhje e të gjithë zgjedhësve në nivel vendi në formë elektronike për publikim ngaKQZ dhe DPGjC me përmbajtje sipas shkronjës “a” të kësaj pike.
9. Zgjedhësit në listë renditen sipas rendit alfabetik të mbiemrit.
10. Një kopje e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit hartuar sipas rregullave të përcaktuara në këtëvendim i dërgohet nga KQZ Arkivit Qendror të Shtetit jo më vonë se 10 ditë pas miratimit të kësajliste nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
11. Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtëvendit vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtëtë paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa sipas kësaj pike, përjashtohet nga taksat gjyqësore.Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, sipas kësaj pike, brenda 24 orëve nga datae regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë së 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat etjera të zgjedhësit që i shtohet listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit, i bashkëngjitetvendimi i gjykatës.
12. Shtetasit shqiptarë që janë regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, pas përfundimit tëprocedurës së regjistrimit sipas këtij vendimi, çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda venditqë shpallet sipas nenit 56 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës sëShqipërisë”, të ndryshuar.
13. DPGJC harton listën e zgjedhësve sipas përcaktimeve të nenit 46, pika 1, të ligjit Nr. 10019, datë29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke hequr nga kjo listëemrat e atyre personave që janë të regjistruar në regjistrin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit.V. Mbikqyrja dhe kontrolli i procesit
1. Auditët teknicienë tëmiratuar sipas nenit 61, të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhori Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, kryejnë verifikimin e veprimeve të realizuara ngaKQZ për regjistrimin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit duke filluar nga 120 ditë nga datae zgjedhjeve.
2. Partitë politike, organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtaretë specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit eshteteve të huaja të akredituar në Shqipëri, si dhe të medias, në kuadër të transparencës dheinformimit, kanë të drejtë të njihen me të gjitha elementët e PER, veçanërisht gjatë proceseve të:testimit paraprak operacional, kontrollit apo auditimit të saj,si dhe kanë të drejtën për t’u njohurdhe marrë pjesë në testime gjatë procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve nga jashtëterritorit të Republikës së Shqipërisë sipas parashikimeve të këtij vendimi.
3. Me kërkesë të partive politike, ose kryesisht KQZ, mundëson auditim të pavarur të PER ngasubjekte të specializuara.
VI. Dispozita të fundit
1. Ngarkohet administrata e KQZ-së dhe institucionet e ngarkuara me detyra nga ky vendim, mezbatimin e tij.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të KomisionitQendror të Zgjedhjeve.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë GjykatësAdministrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.
Burimi