![Kosova mori medaljen e parë në Lojërat Olimpike, Osmani: Distria Krasniqit lartësoi flamurin në majat më të larta](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/kosova-mori-medaljen-e-pare-ne-lojerat-olimpike-osmani-distria-krasniqit-lartesoi-flamurin-ne-majat-me-te-larta_66a6ad48ac1f2.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Kosova mori medaljen e parë në Lojërat Olimpike, Osmani: Distria Krasniqit lartësoi flamurin në majat më të larta
👁2503
Me anë të xhudistes Distria Krasniqi, Kosova mori medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe të katërtën në total.
Krasniqi humbi në finale përballë xhudistes nga Uzbekistani dhe mori medaljen e argjendtë. Pas këtij suksesi ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Osmani shkruan se Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta.
“Stoike e luftarake! Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.
Faleminderit Distria, faleminderit Toni”, shkruan Osmani.
Burimi