Konfirmoi largimin nga Liverpool, mediat franceze: Ja ku do transferohet Salah
Mohamed Salah konfirmoi, pas fitores 2-0 të Liverpool ndaj Manchester City, se ky është sezoni i tij i fundit me “The Reds”.
Menjëherë pas këtij konfirmimi, mediet franceze kanë zbuluar emrin e klubit ku do të transferohet sulmuesi egjiptian.
Sipas raportimeve nga Franca, Salah do të bashkohet me kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain.
Parisienët po kërkojnë të ndërtojnë një ekip të mirë, por me pak shpenzime dhe mundësia e afrimit të Salah në verë me parametra zero, cilësohet si shumë e mirë.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, mund të luajë një rol kyç në këtë transferim, me kreun e parisienëve që e njeh personalisht Mohamed Salah.
Kontrata e 32-vjeçarit me Liverpool skadon në verën e vitit 2025, me Salah që mund të firmosë një kontratë paraprake me klubin e tij të ardhshëm që në merkaton e dimrit.
Tani mbetet për t’u parë nëse palët do ta mbyllin transferimin që gjatë muajit janar apo nëse do të presin deri në verë.
Burimi