Konfirmohet një rast i ri me “Ethet e Nilit” në Lushnjë, pacienti niset për trajtim drejt Greqisë

Konfirmohet një rast i ri me “Ethet e Nilit” në Lushnjë, pacienti niset për trajtim drejt Greqisë

Një rast pozitiv i diagnostikuar me virusin ‘Ethet e Nilit’ është evidentuar në qytetin e Lushnjës.
Sipas informacioneve paraprake personi i prekur është nisur drejt Greqisë për marjen e një trajtimi më të specializuar.
3 persona të moshës 60-88 vjeç kanë ndërruar jetë përgjatë muajit korrik si pasojë e prekjes nga “Ethet e Nilit Perëndimor”, ndërkohë që janë regjistruar dhe 8 persona të tjerë të infektuar të cilët po marin trajtim.
“Ethet e Nilit” janë një sëmundje zoonotike që transmetohet nga shpendët e sëmurë tek njeriu nëpërmjet picikimit të mushkonjave. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP Silva Bino konfirmoi praninë e infektimeve.
Virusi kalon lehtshëm tek të rinjtë, por të rrezikuar janë moshat mbi 50 vjeç me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente