Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve prej 1.2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve prej 1.2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

KE-ja tha se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellëse dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit, investimet e reja do të zhvillohen bazuar në tri prioritete të Planit të Investimit: Rindërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së ujësjellësve dhe kanalizimeve në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë; progresi në infrastrukturën hekurudhore në Korridorin 10, me lidhje të shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Velika Plana, që mundëson qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave në rajon; si dhe mbështetje për sektorin e biznesit në rajon.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar me këtë rast se plani i investimit për Ballkanin Perëndimor në vlerë 30 miliardë euro është përmbushur me një paketë të re prej 1.2 miliardë euro.
Burimi