“Koka e krimit është Rama”, Berisha: Beqja arrestohet për vjedhjen e vogël, Tahiri u dënua për shpërdorim

“Koka e krimit është Rama”, Berisha: Beqja arrestohet për vjedhjen e vogël, Tahiri u dënua për shpërdorim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para protestuesve para kryeministrisë, është shprehur se “Beqaj arrestohet për 150 mije euro të vjedhura nga fendet e BE, një krim i neveritshëm, pro amnistohet dhe nuk ka akuzohet për 300 milion euro që ka vjedhur me Ramën për sterilizimin, check up të tjera”
Berisha tha se në 11 vite nga buxheti total i shtetit prej 57 miliard euro, vetëm 9 miliard janë përdorur për rrogat e shqiptarëve, të tjerat janë zhdukur në rrugët e korrupsionit.
Po ashtu, kreu i PD tha se ky realitet është sfida e Partisë Demokratike, një beteje që sipas tij, PD do ta bëjë dhe do ta fitojë.
“Ne do sjellim lirinë dhe demokracinë”, tha ai.
Berisha: Ai arriti të nxisë emigracionin e kaq shumë shqiptarëve sa asnjë pushtues tjetër në histori nuk kishte arritur një gjë të tillë. Ja pse Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi, nuk shfaq asnjë pengesë apo shenjë dhembshurie.
Sepse Edi Rama gjithçka për të e kishte pjesë të axhendës së vet që nisi sapo mori pushtetin në vitin 2013. Sepse Edi Rama ky antishqiptar, e do Shqipërinë pa shqiptarë. Kujtoni se si vitin e parë në pushtet ai arrestoi 38 mijë shqiptarë të varfër për çështje civile dhe fill pas kësaj, realizoi kanabizimin e plotë të Shqipërisë me qëllim ndërtimin e narkoshtetit.
Në 11 vite nga buxheti total i shtetit prej 57 miliard euro, vetëm 9 miliard janë përdorur për rrogat e shqiptarëve, të tjerat janë zhdukur në rrugët e korrupsionit. Pasurisë publike po vidhen. Zhduket qindra milion euro me inceneraratorë që nuk ekzistojnë. Ilir Beqaj arrestohet për 150 mije euro të vjedhura nga fendet e BE, një krim i neveritshëm, pro amnistohet dhe nuk ka akuzohet për 300 milion euro që ka vjedhur me Ramën për sterilizimin, check up të tjera.
Pse dënohet për shpërdorim detyre Sajmir Tahiri, ku ai në fakt ka bërë trafik ndërkombëtarë droge. Përgjigja është vetëm një, kjo ndodh se koka e tyre e krimeve është Edi Rama. Miq e mi gjithë këto zhvillimi kanë sjell një realitet të ri alarmant për shqiptarët. Vjedhjet me taksa, tatime, prokurime. Kanë sjellë urinë e fëmijëve, vjedhjet në ilaçe, shndërrimin e votës në krim dhe krimit në votë. Edi Rama është sjellë si një pushtues i egër ndaj shqiptarëve. Ky realitet është sfida e PD, një beteje që PD do ta bëjë dhe do ta fitojë. Ne do sjellim lirinë dhe demokracinë.
gijotina.com/
Burimi