Kodi i ri Zgjedhor, Mediu: Pazar okult, shqiptarët kanë pritur ndryshe

Kodi i ri Zgjedhor, Mediu: Pazar okult, shqiptarët kanë pritur ndryshe

Deputeti Fatmir Mediu është shprehur kundër ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Mediu tha se po bëhet për pazare të fshehta që nuk i shërbejnë interesave të shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka kërkuar që të shtyhet diskutimi për Kodin Zgjedhor
“Për pazare okulte të kalojnë ndryshme të Kodit Zgjedhor ku shqiptarët kanë pritur më ndryshe. Do të ishte absurde që ne të ndryshojmë për gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me cilësinë e votës. Pas një pune të një komisioni të ngritur tërësisht jo funksional, dhe pa transparencë është në nevojë të çdo qytetari shqiptar që të di se çfarë po bëhet. Të shtyhet diskutimi për kodin Zgjedhor, se është i padrejtë”, Tha Mediu.
Mirëpo, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e refuzoi si kërkesë.
“Janë trajtuar me korrektësi të plotë. Sot janë regjistruar disa kolegë deputetë për të diskutuar mbi këtë pikë të rendit të ditës” – tha Felaj.
Sot pritet një seancë maratonë në Kuvend, ku pritet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Burimi