“Kjo vaska të kujton gjë?” – Ilnisa dhe Meritoni thumbojnë Eglën

“Kjo vaska të kujton gjë?” – Ilnisa dhe Meritoni thumbojnë Eglën

Çifti i krijuar në spektaklin e njohur Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, kanë disa ditë që kanë nisur pushimet e tyre relaksuese në Turqi.
Dyshja duket se po shijojnë maksimalisht kohën e kaluar së bashku, duke ndarë momente jo vetëm të bukura dhe romantike, por edhe nga ato më intime, me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Në një nga postimet e fundit, Ilnisa duket se bëri një thumb interesant ndaj ish-banorës tjetër të shtëpisë së “Big Brother”, Egla.

Në dhomën ku çifti po qëndron, kamera ka kapur një vaskë. Ilnisa, me një buzëqeshje në fytyrë, e pyet Meritonin: “Të të bëj një pyetje, kjo vaska të kujton gjë?”
Kjo pyetje nuk ishte thjesht një shaka e rastësishme, por një referencë me humor ndaj situatave që kishin ndodhur gjatë kohës së tyre në shtëpinë e “Big Brother”.

Moderatori Meriton nis të qeshë duke e shikuar vaskën, duke rikujtuar momentet e tensionuara dhe ndoshta edhe komike që kishin ndodhur gjatë kohës së tyre në shtëpi.
Egla, një ish-banore e shtëpisë, kishte zakon të lahej shpesh në vaskë dhe, për shkak të konflikteve të vazhdueshme që kishte me Meritonin, shpesh ndodhte që ata të fjaloseshin teksa Egla ishte në vaskë.
Në disa raste, Egla, e nervozuar nga bisedat apo debatet me Meritonin, e kishte lagur atë me ujë.
gijotina.com/
 
Burimi