
Kiara u kërkon ndihmë ndjekësve: Ju lutem kush ka informacion, ka humbur…
👁1036
Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Kiara Tito nuk është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.
Megjithatë, sot ajo ka kërkuar ndihmën e të gjithë ndjekësve të saj për gjetjen e një qeni që ka humbur.
Në instastory, moderatorja ka publikuar foton e një qeni që quhet Lusi, ndërsa thotë se ka humbur në plazhin e Divjakës.
Moderatorja shton se qeni është marrë nga një makinë “Benz”, ndërsa ofron dhe shpërblim për këdo që ka informacion. Nuk dihet nëse qeni është i moderatores, apo i dikujt prej të afërmve të saj./SHQIP
Burimi