‘Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!’, reagon Salianji: Bashkohuni më 7 tetor
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili është dënuar me 1 vit burg ka reaguar sërish sot përmes rrjeteve sociale. Në Facebook, ish-deputeti demokrat ka sjellë në vëmendje një foto të vitit 2018, ku në mënyrë simbolike shkoi në parlament me një peshk.
Salianji kujton shakanë e punonjësve të Gardës, të cilët thanë se “këtu lejohen vetëm peshkaqenë”.
Postimi
Mirëmëngjes!
Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!
Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia funksionale, duke kërkuar që “Peshqit e Mëdhenj” të politikës të përfundonin pas hekurave.
Një metaforë e gjetur simbolike kur Salianji hyri në Kuvend, me një peshk dhuratë kryeministrit.
E shakaja e gjetur e punonjësve te Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqenë…
Reagoni!
Bashkohu në protestë 7 tetor!
Burimi