Këto janë gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit
Dushi i shpeshtë apo mos ndërrimi i peshqirëve për një kohë të gjatë mund të sjellin shqetësime të ndryshme për shëndetin tuaj. Për t’i shmangur ato, ju vjen në ndihmë me disa këshilla të vlefshme.
Nëse bëni çdo ditë dush edhe nëse në të vërtetë nuk keni nëvojë për një të tillë, ju mund të jeni duke dëmtuar lëkurën tuaj. Larja largon vajin dhe bakteret e shëndetshme nga lëkura juaj, kjo mund të shkaktojë lëkurë të thatë, kruarje dhe të lejojë që bakteret e këqija të hyjnë përmes lëkurës së plasaritur. Kur e ekspozoni trupin tuaj ndaj papastërtive dhe baktereve normale, ju në fakt e ndihmoni atë në forcimin e sistemit imunitar.
Sapunët e ashpër mund të vrasin shumë baktere, duke përfshirë edhe ato të mirat. Duke e lënë lëkurën tuaj më të ekspozuar ndaj bakereve të dëmshme që janë rezistente. Prandaj përdorni sapunë të butë me vajra të shtuar, pastrues të butë ose shampo dushi me hidratues të shtuar. Nëse keni ekzemë ose lëkurë të ndjeshme, sapunët me aroma mund të irritojnë më tepër lëkurën tuaj. Në vend të tyre përdorni sapunë pa aromë.
Peshqirët e lagësht janë një terren perfekt për rritjen e baktereve, mykut dhe viruseve. Një peshqir i ndotur mund të shkaktojë mykun e thonjve, kruajtjen e këmbëve dhe lytha. Për të shmangur këtë, ndërroni ose lani peshqirin tuaj të paktën një herë në javë dhe sigurohuni që të thahet pas çdo përdorimi.
Burimi