Këshilla të mira se si të mbani nervat nën kontroll

Këshilla të mira se si të mbani nervat nën kontroll

Jeta mund t’iu sjellë shumë situata të cilat mund t’iu zemërojnë. Por, sipas ekspertëve, ka disa mënyra për ta menaxhuar zemërimin.
Sipas tyre, gjëja e parë është të përpunoni zemërimin tuaj në një mënyrë të përgjegjshme.
“Në vend që të thyeni tavolinën tuaj, bisedoni me njerëzit të cilët janë pjesë e zemërimit tënd”, thanë ekspertët.
Preferohet që kur të jeni të zemëruar të mos sulmoni.
“Edhe pse dikush mund të ketë bërë diçka për të shkaktuar zemërimin, ju mund ta trajtoni atë në një mënyrë të shëndetshme. Flisni me njerëzit dhe përpiquni të balanconi atë që ju bën të ndiheni kështu”, thonë ekspertët.
Ata gjithashtu këshillojnë që mos të lejoni që zemërimi juaj të flasë për ju. Çfarëdo që të bëni, mos veproni në zemërim dhe mos e drejtoni zemërimin tuaj të plotë ndaj askujt.
Burimi