Kërkon lirimin e Sali Berishës/ Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

Kërkon lirimin e Sali Berishës/ Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

Pak nga pak thuajse të gjithë deputetët e Partisë Demokratike janë kthyer “në krahët” e Sali Berishës.
Duke lënë pas të shkuarën, edhe pse dikur u pozicionua krah Luzim Bashës, deputetja Jorida Tabaku është parë në protestën e thirrur nga lideri historik i PD.
Një një prononcim të shkurtër për mediat, ajo tha se nuk ka më asnjë dyshim që është pjesë e Partisë Demokratike.
“Ashpërsisht i jam bashkuar çdo proteste të opozitës, në katër vite pa asnjë diferencë. Unë mbështes idenë që kjo qeveri nuk di të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse opozita e udhëhequr me lidhje të ndershme e shnderron në zgjedhje, pse jo? Kjo protestë tregon se sa shumë njerëz janë të zhgënjyer dhe mbështesin PD-në. Unë nuk besoj se ka ndonjë dyshim se ku jam; jam në PD dhe të tjerat janë sekondare. Jam pjesë e grupit parlamentar, të tjerat janë dytesore”, tha Tabaku.
Përveç saj, edhe shumë figura të tjera kanë zgjedhur të marrin pjesë sot në protestën ku kërkohet lirimi i Berishës. Ky i fundit fitoi nga gjykata “vulën” e partisë, por nuk ka mundur ta shijojë pasi ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim në banesën e tij.
 
Burimi