![Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fredi Belerit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/kerkoi-pezullimin-e-denimit-me-burg-gjykata-e-larte-rrezon-kerkesen-e-fredi-belerit_66911f8650691.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fredi Belerit
👁1801
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e dënoi atë me 2 vite burg.
Beleri kërkoi që ekzekutimi i vendimit të pezullohej derisa për të të shprehej Gjykata e Lartë.
Treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosi mospranim të kësaj kërkese.
Fredi Beleri u dënua në 5 mars të këtij viti me dy vite burg nga gjykata e shkallës së parë, vendim i cili u la në fuqi në 25 qershor edhe nga Apeli i Posaçëm.
Burimi