Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet përsëri seanca për Fredi Belerin
Është shtyrë seanca e zhvilluar këtë të mërkurë për Fredi Belerin, në Gjykatën e Fierit, pasi ky i fundit ka kërkuar lirinë me kusht.
Seanca e radhës për Fredi Belerin do të zhvillohet me datën 2 shtator.
“U shty sepse gjykata merr lejen e zakonshme në gusht. Unë i thashë gjyqtarit, hajde një ditë në punë për këtë çështje”, tha ndër të tjera avokati i Belerit.
Eurodeputeti mbërriti në ambientet e gjykatës mëngjesin e sotëm me pranga në duar.
Dy seancat e mëparshme, më 25 dhe 29 Korrik, dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.
Fredi Beleri u përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi.
Kujtojmë që Fredi Beleri ndodhet pas hekurave prej datës 12 Maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash.
Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.
Ndërkohë Fredi Beleri ka kërkuar lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por kërkesat e tij janë rrëzuar.
Burimi