Kërkesa për divorc e Metës nga Kryemadhi, caktohet gjyqtarja e çështjes

Kërkesa për divorc e Metës nga Kryemadhi, caktohet gjyqtarja e çështjes

Fahrije Budo është caktuar si gjyqtarja e cila do të gjykojë çështjen e divorcit mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Më 20 qershor është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesa e bërë nga Ilir Meta për divorc dhe pasi çështja ka kaluar në procesin e shortit elektronik është caktuar edhe emri i gjyqtares.
“Bazuar në Nenin 5, pika 1 gërma c, e Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ju bëj me dije se: Në datën 20.06.2024, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kërkesë padia me Paditës I.M. dhe të Paditur M.K., me objekt: ‘Zgjidhja e martesës me të paditurën’. Pas proçesit të regjistrimit, çështja ka kaluar në proçesin e shortit elektronik dhe çështja ka rënë për gjykim tek gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa)”,-thuhet në njoftimin e gjykatës.
Presidenti i PL-së e bëri të ditur vendimin për divorcin me Monika Kryemadhin rreth 1 javë më parë, ndërsa tha se ka nisur procedurat ligjore.
Burimi