Kërcënimi ndaj Bardhit, Berisha: Nuk është financuar kurrë nga Ervis Martinaj!

Kërcënimi ndaj Bardhit, Berisha: Nuk është financuar kurrë nga Ervis Martinaj!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka komentuar edhe kërcënimin e Gaz Bradhit në emër të Ervis Martinajt.
Berisha u shpreh se Bardhi nuk është financuar kurrë nga biznesmeni Ervis Martinaj, duke theksuar se ka besim se drejtësia do zbulojë të vërtetën.
Berisha tha ndër të tjera se duhet hetuar dhe zbuluar zhdukja e Ervis Martinajt.
“Askush tjetër përveç fabrikës së trillimeve, fabrikes qeveritare të trillimeve, falsifikimeve, e cila fillon me Skrapin e partisë dhe përfundon me Engjëll Agaçin, një zinxhir i tërë, Taulant Balla me shokë.
Konkretisht duhet një hetim jashtë cdo dyshimi se është makineria e falsifikimit, e trillimit dhe e shpifjeve që punon gjithë ditën nën kupolën qeveritare. Ai ishte një akt i shëmtuar, por që në pamje të parë dukej se ishte një trillim banal, mjeran.
Tani, si t’ia bëjmë, meqenëse dalin emrat e Taulant Ballës në dhjetëra e dhjetëra telefonata për afera kriminale nga më të rrezikshmet. Dalin emrat për implikimet e tij në vrasje. Dalin emrat e tij për nxitje, imagjino ti kur i del Nuredin Dumani, Taos si dëshmitar se nuk është ai që ka kërkuar t’i fusin revoltën në kashtë te Manahasa për t’i arrestuar.
Del Edi Rama me tre telefonata të koduar, një prej tyre të denoncuar publikisht. Del Edi Rama në sallat e gjyqeve të bandave në Belgjikë. Dalin gjykatës, prokurorë, etj, etj. Pra, çfarë mund të thuash?
Kurse meqenëse zoti Bardhi, jo vetëm Bardhi i disponon këto, ata i ka kapë tmerri, ndaj dhe donin të nxirrnin se qenka financuar me 100 mijë euro nga Vis Martini.
Dhe u pa shumë qartë se ai ishte një fabrikim që mund të kishte filluar nga Skapi i partisë gjer në zyrat e Edi Ramës. Unë nuk kam besim që do zbardhet, por rëndësi ka që doli se ai nuk ka financuar kurrë Gazment Bardhin.
E vërteta është se në qoftë se ka një gjë, të cilën drejtësia duhet ta sqarojë, zhdukjen e Vis Martinit të shoqëruar në takimin e fundit me policinë e shtetit. Të sqarojë nëse ka një lidhje kjo apo jo me zotimin e Edi Ramës se ta dimë targën dhe do e kesh personale. Ky është moment kyç që duhet hetuar, mendoj unë!”, u shpreh Berisha.
Burimi